Real Madrid nuk do të kthehet në garë për Kylian Mbappe

Kylian Mbappe duket se ka humbur pëlqimin e Real Madridit.

Ylli francez, Mbappe lidhej me një kalim të mundshëm te skuadra e Real Madrid gjatë verës së kaluar.

Lojtari thuhej të kishte arritur marrëveshje me Realin, megjithatë në fund vendosi të qëndronte te PSG. Kjo u konsiderua si tradhti ndaj Florentino Perez.

Sipas ‘El Debate’, Reali nuk do të kthehet më në garë për të transferuar Mbappe, përcjell lajmi.net.

Është pikërisht fakti që Florentino Perez u ndje i tradhtuar nga ajo që ndodhi verën e kaluar.

Mbappe nënshkroi kontratë dyvjeçare me PSG. Së fundmi, lojtari ka thënë se Madridi i duket sikur shtëpia e tij në të cilën s’ka qenë kurrë.

Mbetet të shihet nëse ndonjë alternativë e re do të hapet për Mbappe.