Inter shtynë vendimin për kontratën e re me Darmian

Matteo Darmian është në pritje të kontratës së re.

Darmian shpreson të pranojë një ofertë për kontratë të re me skuadrën e Inter.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, skuadra e Inter ka shtyrë vendimin për t’i ofruar ose jo një kontratë italianit, përcjell lajmi.net.

32-vjeçari është një prej disa lojtarëve të Inter që janë afër fundit të kontratës së tyre.

Milan Skriniar, Edin Dzeko, Roberto Gagliardini, D’Ambrosio, Stefan de Vrij janë emrat tjerë.

Inter do të kenë muaj të ngarkuar gjatë këtyre javëve. Darmian është pro rinovimit. Mbetet të shihet nëse Inter do t’i ofrojë një kontratë lojtarit.