Real Madrid janë në telashe, pasi trajneri i skuadrës së tyre ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë ditës së sotme, faqja zyrtare e Real Madrid njoftoi se trajneri Carlo Ancelotti ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Italiani ka shkuar në vet-izolim sipas protokollit, dhe pritet të humb dy ndeshjet e radhës, përcjell lajmi.net.
Sipas mediave spanjolle, Ancelotti pritet të mungojë për ndeshjen e La Liga, të cilën Real Madrid e luan ndaj Celta Vigo.
Po ashtu, në dyshim italiani është edhe për ndeshjen e vlefshme për Champions League, kundër Chelsea.
Mungesa e Ancelotti në një ndeshje të rëndësishme si ajo e Champions League do të ishte goditje e madhe për ‘Los Blancos’.



