Man Utd të gatshëm të nisin negociatat për rinovimin me Rashford e Shaw

Manchester United janë gati të nisin negociatat për rinovimin e kontratës së Marcus Rashford dhe të asaj të Luke Shaw.

‘Djajtë e Kuq’, sipas ‘ESPN’, planifikojnë që të mbajnë dyshen angleze edhe për një periudhë më të gjatë.

United do të fokusohen totalisht në kontratat e dy lojtarëve, pasi të mbyllin marrëveshjen me Bruno Fernandes.

Rinovimi me Bruno pritet të bëhet zyrtar gjatë javëve të ardhshme.

Rashford dhe Shaw kanë qenë në mesin e më të kritikuarve këtë sezon, por United kanë akoma besimin tek ta.

Marcus RAshford ndërkohë vazhdon të lidhet me largimin e mundshëm nga United. PSG, Liverpool e Real Madrid janë disa nga skuadrat me të cilat lidhej anglezi.