Të dielën mbrëma Real Madrid dhe Barcelona përballen mes vete për trofeun e Superkupës së Spanjës. Mbretërit në rast se fitojnë, atëherë për klubin ky do të jetë trofeu i 100-të në histori.
Real Madrid ka: 35 tituj në La Liga, 19 në Copa del Rey, 1 në Copa de la Liga, 12 në Kupën e Spanjës, 1 në Copa Eva Duarte, 14 në Ligën e Kampionëve, 2 në UEFA Cup, 5 në UEFA Super Cup, 2 në Latin Cup, 4 në FIFA Club Ëorld Cup, 3 në Intercontinental Cup dhe 1 në Ibero-American Cup.




