Real Madrid në garë me Chelsean për Kvaratskhelia

Dy gjigantët evropianë kërkojnë shërbimet e Khvicha Kvaratskhelia.
Sipas ‘Fichajes’, Chelsea është i interesuar të bëjë një lëvizje për objektivin e Real Madridit dhe asin e Napolit, Kvaratskhelia në merkaton e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Real Madridi ka qenë i lidhur më parë me anësorin gjeorgjian, megjithatë sipas raportit tani do të duhet të konkurrojë me PSG, Bayern Munich dhe Chelsea për nënshkrimin e tij.

Kujtojmë që Khvicha ka kontratë me Napolin deri në vitin 2027.

Sipas ‘Transfermarkt’ klubi që dëshiron të marrë shërbimet e gjeorgjianit duhet të paguajë 85 milionë euro.