Real Madrid merr në formë huazimi Vinicius Tobias

Real Madridi ka kompletuar transferimin në formë huazimi të mbrojtësit anësor, Vinicius Tobias.

Në bazë të asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, lojtari do të jetë në huazim deri në qershor të vitit 2023, me të drejtë blerje për 17-18 milionë euro.

Lojtari erdhi nga skuadra e Shakhtar Donietsk, shkruan lajmi.net

Huazimi i kushtoi Real Madridit 3 milionë euro. /Lajmi.net/