Real Madrid kundër përsëritjes së shortit, bën kërkesë interesante drejtë UEFA-së

E tëra është shkaku i disa incidenteve, si Manchester United që ra në short me Villarrealin, gjë që nuk duhej të ndodhte dhe pastaj United nuk ishte në vazon kur u hodh shorti për Atletico Madridin, transmeton lajmi.net.

Atletico Madrid bëri kërkesë në UEFA që shorti të përsëritet pasi nuk ishin të kënaqur dhe ankesës iu bashkua edhe “Djajtë e Kuq”.

Por, Real Madrid ka mbetur shumë i kënaqur me shortin dhe janë kundër që shorti të përsëritet, por në rast që ndodh, atëherë të hidhet pas ndeshjes Real Madrid – Benfica, kështu raporton se paku L’Equipe.

 

Vendimi përfundimtar mbi shortin e fazës së eliminimit direkt do mësohet pas pak.