Real Madrid ka një qëllim të ri për Mbappe

Raportimet nga mediat spanjolle bëjnë të ditur se madrilenët tashmë kanë një qëllim të ri lidhur me këtë lëvizje.

AS bën të ditur se ‘Los Blancos’ duan kompletimin e marrëveshjes para ndeshjeve të Champions League mes PSG dhe Real Madrid, përcjell lajmi.net.

Lojtari po ashtu thuhet se dëshiron t’i jap fund më herët kësaj marrëveshje dhe të jetë i vendosur për të ardhmen e tij.

Mbappe ishte afër kalimit te Real Madridi edhe gjatë verës së kaluar, por ishte një këmbëngulje e Nasser Al Khelaifi që ndali transferimin.

Mbetet të shihet nëse marrëveshja do të arrihet para duelit të 1/16-ës së finales së Champions League.