Real Madrid dhe Barcelona befasojnë me vendimin e tyre, nuk do të luajnë me fanellat tradicionale në El Clasico

Real Madridi ka njoftuar se skuadra do të vesh një fanellë të zezë në El Clasico kundër Barcelonës, që do të zhvillohet në Santiago Bernabeu të dielën.

Fanellat e reja janë lansuar këtë sezon për 120-vjetorin e Real Madridit dhe janë projektuar nga stilisti legjendar Yohji Yamamoto.

Ai ka bashkëpunuar me Adidasin për dy dekadat e fundit, ndërsa ngjyrat e fanellës janë të zeza.

 

Në anën tjetër, Barcelona do të paraqitet me fanellën e tretë për këtë sezon, e cila ka ngjyrat e flamurit që përfaqëson Kataloninë.

Ky do të jetë një rast i veçantë për të dyja skuadrat, të cilat zakonisht kanë veshur fanellat e tyre të para.

Ndryshe, derbi i madh i kampionatit spanjoll do të luhet të dielën me fillim nga ora 21:00 dhe Reali ka 15 pikë më shumë se rivali historik.

Reali aktualisht është në vendin e parë në La Liga me dhjetë pikë më shumë se Sevilla e vendit të dytë dhe sigurisht që po shkon drejt një titulli të ri të kampionit. Nga ana tjetër, Barcelona është në vendin e tretë me pesë pikë më pak se Sevilla dhe po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve.