Reagon Tusquets dhe përsërit: “Barça do të kishte qenë më mirë financiarisht me largimin e Leos”

Presidenti i përkohshëm i Barcelonës, Carles Tusquets, është munduar të qartësohet lidhur me deklaratat për shitjen e Lionel Messit.

Ai tha ditë më parë se do ta kishte shitur Messin që deshi të largohet gjatë verës.

Por, tani thotë se deklaratat e tij janë keqkuptuar dhe se shitjen do ta kishte bërë për të mirën e klubit, vetëm në aspektin ekonomik.

“Nuk kam thënë se do ta kisha shitur Messin, kam thënë se financiarisht, nëse ai do të ishte larguar, do të kishte qenë mirë për klubin”, tha 69-vjeçari për Radio Catalunia.

“Do të ishim më mirë sepse thamë se paga e tij është më e larta në botë. Sido që të jetë, unë jam askushi, vendimi është i tij dhe as bordi s’mund të marrë vendime të tilla”.