Reagon Neymar, pasi nëna e tij u lidh me një të dashur 31 vjet më të ri se vet

Neymari e ka uruar nënën e vet, Nadine Goncalves, për lidhjen e re të dashurisë me një djalosh 31 vjet më të ri se ajo, duke i dëshiruar lumturi 53-vjeçares.

Në një kohë karantine në gjithë botën, për shkak të pandemisë koronavirus, Nadine la rrjetet sociale gojë hapur dhe e tronditi Brazilin kur njoftoi për lidhjen e re të dashurisë me 22-vjeçarin Thiago Ramos.

Lidhja e re e Nadines u bë temë e gjerë diskutimi në Brazil dhe në rrjetet sociale në gjithë botën, për shkak se i dashuri i saj  Ramos është 6 vjet më i ri se i biri i saj dhe plot 31 vjet më i ri se vetë ajo.

Por Neymar i ka dalë në mbrojtje të ëmës duke i uruar lumturi me Ramosin.

“Ji e lumtur nënë, të dua”, shkroi Neymar në Instagram. /Gazeta Express/