Dy gjigandët Italian kërkojnë përforcime nga krahët dhe një nga emrat më të nxehtë ku sfida mes bardhezinjve dhe zikaltërve pritet të jetë e forte është Emerson Palmieri i Chelseat.
Të kaltrit janë vënë në kërkim të një emri të madh për të mbuluar repartin e brazilianit, duke favorizuar kështu pikërisht largimin e 25-vjeçarit.
Emergjenca e pandemisë së Covid-19 që ka pushtuar botën dhe mosmarrëveshjet e lojtarit me klubin kanë bërë që vlera e kartonit të tij të bjerë deri në 20 milionë euro dhe për një futbollist të nivelit të Palmierit shpenzimi i kësaj shumë është një biznes i mirë për çdo skuadër që do të arrijë ta blejë.
