Reagon ambasadori i BE-së për dëmtimin e veturave në veri të Kosovës

Dëmtimin e veturave të ekipeve të mediave të cilat po raportojnë prej veriut të vendit e ka dënuar Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Ai ka thënë se gazetarët duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre pa frikë për sigurinë e tyre, përkundër situatës së tensionuar.

“Bashkimi Evropian dënon dëmtimin e sotëm të makinave që i përkasin KallxoLive dhe RTV Dukagjini. Edhe pse situata e sigurisë në veri është e tensionuar dhe e vështirë, gazetarët duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre pa frikë për sigurinë e tyre”, ka shkruar ai.

Gjatë ditës është raportuar për dëmtimin e disa veturave të mediave të cilat po raportojnë nga veriu i vendit.

Njërës prej tyre i është vënë zjarri./21Media