Reagimi i Greta Koçit pas lajmit që do të bëhet teze

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj publikuan sot bashkëpunimin e titulluar “Ama”, me anë të të cilit zbuluan se do të bëhen prindër të një vajze.

Në fund të videoklipit dyshja kishin vendosur momentin kur kanë zbuluar gjininë e bebit, duke plasur një tullumbace të zi.

Pas lajmit të ëmbël ka reaguar dhe motra e Enit, Greta Koçi. Ajo e ka publikuar këngën e çiftit në rrjetin social “Instagram” dhe ka shkruar: “Ama” sapo doli, bashke me konfirmimin qe une do behem teze.”

Greta Koçi reagon pas lajmit që do të bëhet teze