Reagim i Doan Osmanit: Sportisti i vitit 2019 nga ARS, i njëanshëm dhe politik!

Me datë 26 dhjetor 2019 organizuar nga Agjencioni per rini dhe Sport në hallën e operes dhe baletit nacional në Shkup u shpallën sportistët e vitit në Maqedoninë e Veriut për vitin 2019. Për çmimin “OSKAR” Sportisti i vitit tek te rinjtë në mesin e pesë të nominuarve ishte edhe Doan Osmani (Unë). Sipas të gjitha kritereve në përzgjedhjen e sportistit më të mirë gjatë vitit 2019, padrejtësisht i jepet ky çmim një sportisti nga sporti i mundjes i cili solli medalje apo rezultat që s’është për ta nëncmuar por në krahasim nga rezultati apo suksesi im medalja ime kampion europian per U21 ështe shumë më e vlefshëm dhe më e lartë pasi se eshte kategori per te ritur. ARS (Agjencioni për Rini dhe Sport) për këtë rezultat mua Doan Osmani me jep burs ndërkombëtare me vlerë të dy rrogave mesatare, për këtë arsye kërkoj nga kompetentet, drejtori dhe nëndrejtori i ARS të me jep sqarim se si është zgjedhur (kriteret) sportisti i vitit 2019 për të rinj.
Do të bëj një analiz të shkurtër dhe jepni vlerësimin tuaj…!
Doan Osmani kampion europe tek grupmoshat 18-21 vjec ku në këtë kampionat kanë marrë pjesë 51 shtete ndërsa në kategorinë time kishte 37 garues poashtu mos të harrojmë pjesëmarrjen time në kampionat mesdhetar në Antali ku u plasova në vendin e 5 dhe pjesëmarrja në kampionat botërorë në Santiago te Kilit,
Ndërsa, tek sportisti që u zgjodh nga agjencioni për Rini dhe Sport “Sportisti më i mirë i vitit” për 2019 ka rezultatin kampion Europe tek grupmoshat 14-15 vjec ku në atë kampionat kanë marrë pjesë 28 shtete dhe ka pasur 15 garues në kategorin e tij. Dhe me tregoni a është e logjikshme që medalja tek seniorët e rinj apo tek U21 të ketë të njejtin nivel me atë të kadetëve (U15).
Vlerësimi nga ana e komisionit profesional, federatave sportive në RMV, si dhe gazetarëve sportiv në përzgjedhjen e Sportistit më të mirë ishte e njëanëshme dhe POLITIKE.
Unë, Doan Osmani, vlerësoj që më është bërë padrejtësi dhe s’do të tolerojë pozicionin e inferioritetit dhe nëpërkëmbjen. Ne, sportistët, respektohemi dhe çmojmë njëri tjetrin dhe ashtu do të vazhdojmë në të ardhmen, por padrejtësitë që vijnë nga njerëz të frustruar apo grupe të caktuara do t’i publikojmë.
miqësisht
Doan Osmani