Raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, bëhet e ditur ora dhe vendi

Delegacioni rus u nis për në Bjellorusi për raundin e tretë të bisedimeve me homologun ukrainas. Kështu raporton Interfax.

Takimi është planifikuar për në orën 15:00 me orën e Moskës (13:00 në Itali) në pyllin Belovezhskaya Pushcha, në rajonin e Brestit në Bjellorusi, ku u zhvilluan edhe dy negociatat e para.

“Bisedimet janë planifikuar për në 15:00, por koha mund të ndryshojë në lidhje me problemet e mundshme logjistike të homologëve ukrainas”, tha një analist bjellorus.