Menaxheri i Real Madrid Castilla, Raul Gonzalez duket se do të largohet nga klubi mbretëror pas më shumë se katër vitesh në këtë rol, pas një bisede kyçe me drejtuesit. Villarreali është në kërkim të një trajneri të ri dhe takimet janë planifikuar për sot (e premte) për të zgjidhur çështjen.
Sipas mediumit Cadena SER, Raul është i gatshëm të pranojë ofertën e Villarrealit, nëse ajo të zyrtarizohet.
Ai do të takohet me presidentin e Villarrealit, Fernando Roig, dhe gazeta Marca konfirmon se ndërsa ai ka pasur oferta të shumta më parë, kjo është hera e parë që Raul duket afër largimit nga Bernabeu.
Arsyeja kryesore thuhet se është se Real Madridi i ka thënë atij se nuk do të jetë pasardhësi i Carlo Ancelottit. Italianit i skadon kontrata verën e ardhshme dhe shumë presin që ai të largohet nga klubi më pas.