Raul de Tomas nuk do të kalojë te Sevilla

Sulmuesi i Espanyol, Raul de Tomas nuk do të transferohet te Sevilla.

Raul de Tomas ka kontratë me Espanyol deri në vitin 2026, por është i lidhur me një largim të mundshëm nga ekipi i tij.

Sipas lajmeve që po qarkullonin në Spanjë, sulmuesi ishte pranë kalimit te Sevilla.

Një gjë të tillë e ka refuzuar agjenti i tij, Luis Alonso,

“Është e pavërtetë, kjo nuk do të ndodhë”, tha Luis.

Spanjolli ka 35 paraqitje me Espanyol këtë sezon ku ka shënuar 16 gola dhe dhuruar tri asistime.