Raufi: Të akuzuarit në rastin “Monstra” do të lirohen nëse Gjykata punon sipas Ligjit (Video)

Avokati i palës mbrojtëse në rastin “Monstra”, Naser Raufi, pret që më 23 shkur, të akuzuarit në rastin “Monstra” të lirohen nëse Gjykata punon sipas Ligjit. Në një prononcim për gazetën LAJM, pas përfundimit të seancës së sotme, ai tha se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk e kanë kryer veprën për të cilën akuzohen në rastin “Monstra”.
“Unë besoj në lirim të plotë, ndoshta jo për ata në arrati sepse ata kur do të kthehen, do të ketë procedurë për ta. Por, unë ende nuk jam i sigurtë në sundimin e drejtësisë. Por nëse punohet sipas ligjit unë e garantoj që duhet të lirohen. Ato janë punë që nuk e konstaton avokati apo ne si palë mbrojtëse por Gjyqi Suprem këtë e ka vendos praktikisht kur ju ka thënë instancave tjera që nuk keni prova”, tha avokati Naser Raufi në një prononcim për gazetën LAJM. Deklaratën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.