Ratifikimi i Protokollit, Xhaferi: Nuk ka pengesa formale që më 11 shkurt të konvokohet seanca e Kuvendit

“Sa i përket çështjes së ratifikimit të Protokollit për anëtarësim në NATO, gjithsesi edhe më herët kam deklaruar se zgjedhja e qeverisë në Spanjë e qartëson situatën më shumë dhe jep shenja se përpjekjet do të bëhen që procedura atje të kryhet me procedurë të shpejtuar. Për këtë arsye sot kam deklarua se në këtë situatë të qartësuar tani më, nuk pengesë formale që më 11 shkurt të konvokohet seancë e veçantë me një pikë të rendit të ditës, në të cilën do të ratifikohet protokolli për anëtarësim në NATO, dhe ajo marrëveshje do të jetë me afat të prolonguar të zbatimit të saj, për faktin se duhet të priten të gjitha procedurat e përmbylljes së ratifikimit në të gjitha vendet anëtare, që më pas të zbatohen procedurat për thirrje edhe oficiale të anëtarësimit tonë të plotfuqishëm në NATO”, deklaroi kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi.