Ratifikimi i Protokollit për në NATO më 11 shkurt, shpërndarja e Kuvendit më 12 shkurt

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, planifikon që më 11 shkurt ta caktojë seancën me të vetmen pikë të rendit të ditës për ratifimin e Protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Një ditë më vonë, më 12 shkurt, duhet të mbahet séance për e fundit në të cilën do të votohet për shpërndarjen e përbërjes aktuale të deputetëve dhe do të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.
Nga kabineti i Xhaferit për MIA-n, kanë thënë se më 11 shkurt pritet të ratifikohet protokoli në Spanjë, vendi i fundit nga 29-shtetet anëtare që deri tani e kanë ratifikuar.