Rasti “TNT”, mbrojtja kërkon përjashtimin e prokurorit Burim Rustemi

Mbrojtja e të pandehurve në lëndën “TNT” që ka të bëjë me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit Fiat Canovski, në seancën e sotme kërkoi përjashtimin e prokurorit publik Burim Rustemi, nën dyshimin e anshmërisë.

Mbrojtja vlerëson se me pëlqimin e prokurorit Rustemi, ish-prokurorja e speciales Katica Janeva tërhoqi aktakuzën kundër Ardian Amzoskit, dhëndrri i palës së dëmtuar në rastin, Fiat Canovski, për të cilin pas tërheqjes së aktakuzës kompania e Amzoskit i pagoi disa herë Aleancës Ndërkombëtar gjithsej 850,000 euro.

Avokati Jovica Strashevski, në një deklaratë për media, dorëzoi kërkesën për përjashtim të Rustemit, e cila iu dorëzua prokurorit publik Lubomir Joveski, për të cilin vlerësojnë se është kompetent për të vendosur.

“Më 19 tetor 2017, para dorëzimit të parashtresës për tërheqjen e aktakuzës zyrtarisht nga prokurorja Katica Janeva, kurse me pëlqimin paraprak të prokurorit Burim Rustemi, Arian Amzoski i dërgoi mesazh Bojan Jovanovskit ‘PSP e tërhoqi sot lëndën. Faleminderit nga zemra le të fillojmë të punojmë tani’”.

Me 20.10.2017 me qëllim për të arritur synimin pa ndonjë provë shtesë, pa shpjegim ose seanca kryesore të filluara me paraqitjen e provave, Katica Janeva si PSP me pëlqimin paraprak të prokurorit Burim Rustemi, i cili ishte përgjegjës për këtë lëndë, e tërhoq aktakuzën e vlerësuar pozitivisht TD “FINE” SHPK Strugë dhe Ardian Amzoski si menaxher i kësaj kompanie për veprën penale të ndërtimit të kundërligjshëm, thuhet në kërkesën e paraqitur për përjashtim.

Lënda “TNT” po zhvillohet kundër ish-kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevski, ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, ish-kryetarit të Gazi Babës, Toni Trajkovski dhe katër personave të tjerë, për shembjen e kundërligjshme të kompleksit “Kosmos” e biznesmenit Fiat Canvoskit.