Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski ka kërkuar që në poste të larta si deputetë, ministra, kryetarë komunash, drejtorë, të mos mund të zgjedhen persona që kanë ushtruar dhunë ndaj grave. Një kërkesë të tillë Milloshovski e bëri në seancën kuvendore ku po diskutohet për Ligjin për parandalim dhe pengim të dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare, shkruan gazeta Lajm.
“Kemi një koleg deputet që ka kryer abuzim seksual ndaj një gruaje. Ka vuajtur dënim dhe sërish tani ushtron detyrë të rëndësishme”, deklaroi Milloshsovski, duke kërkuar që me ligj të ndalohet një gjë e tillë.
Në deklaratën e tij për “PlusInfo”, Milloshovski ka refuzuar të zbulojë identitetin e deputetit në fjalë, duke theksuar se do të presë që ai vetë të paraqitet.
“Në të kundërtën unë do ta bëj të ditur identitetin e tij”, paralajmëroi Milloshovski.