Rasti “Monstra”/ Afrim Gashi e mbështet protestën e nesërme në Shkup

Protestën e njoftuar për rastin Monstra do ta mbështes edhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi.

Ja njoftimi i tij në Facebook.

“E drejta për protestë, përveçse mekanizëm për të shprehur qëndrimin publik, është edhe mjet përmes të cilit shprehet revoltë, pakënaqësi dhe reagim ndaj një padrejtësie. E tillë është edhe protesta e nesërme kundër akuzës së përsëritur ndaj të akuzuarve në rastin “Monstra”.

Në këtë drejtim, konsideroj se protesta që organizohet nesër nga familjarët e të akuzuarve është një e drejtë legjitime për të shprehur pakënaqësinë jo vetëm të kësaj familjeje, por edhe të gjithë neve që kemi kaq shumë dyshim në sistemin e drejtësisë.

Me këtë rast, u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në këtë protestë për ta ruajtur gjakftohtësinë ndaj çfarëdo provokimi, ndërsa – duke qenë në kushte pandemie – po aq i rëndësishëm është edhe kujdesi për shëndetin” – shkruan ktyetari i Alternativa, Afrim Gashi.