Rasti Mijallkovit, Spasovski e prolongon konferencën

Pas tre ditësh kërkimesh të pasuksesshme për të kapur të akuzuarin në rastin “Target-Fortesa”, Sasho Mijallkovin, sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski do të mbajë konferencë për media.

Konferenca ka të bëjë me zhvillimet e fundit, megjithatë nuk dihet përmbajtja e saj.

Nga ana tjetër, opozita ka bërë thirrje për përgjegjësi. Dorëheqjen e tij nga posti i ministrit.

Edhe pse konferenca në fillim u paralajmërua për në ora 14:30, ajo është shtyrë për në ora 15:00.

Ndiqeni drejtpërdrejt në faqen e TV21 në “Facebook”.