Rasti i parë me koronavirus në Moldavi

Ministria e Shëndetësisë e Moldavisë mbrëmë paraqiti rastin e parë të konfirmuar të koronavirusit në vend.

Kovid-19 është zbuluar tek një grua e cila ishte kthyer nga Italia dhe ajo është hospitalizuar.

“Personi është sjellë nga aeroporti, me pneumoni, probleme akute respiratore. Ethe, kollitje dhe lodhje në përgjithësi”, thuhet në kumtesën e Ministrisë moldave të shëndetësisë.