Gjashtë të vdekur nga rrëzimi i hotelit, karantinë në Kinë

Së paku gjashtë persona e humbën jetën pasi që dje u rrëzua një hotel pesëkatësh në qytetin kinez Guangzhu.

Hoteli shërbeu si karantinë për të sëmurë nga koronavirusi, ku gjatë fatkeqësisë ishin të vendosur 80 njerëz. Nëntë prej tyre arritën të ikin, ndërsa të tjerët mbetën nën rrënoja. Ekipet shpëtimtare arritën të nxjerrin 42 persona, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike.

Në aksionin shpëtimtar marrin pjesë 848 zjarrfikës me 169 makina dhe shtatë qen gjurmues.
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të hotelit. ndërkaq hetimi është në rrjedhë, Pronari i hotelit është arrestuar.