Rasti i Arbër Ademit tregon se BDI është grupacion i interesave materiale dhe epsheve seksuale

Ylber Pilku
Moti kohë kam thënë se BDI është grup i disa personave dhe peng i epsheve të tyre materiale dhe seksuale. Ata që nuk pajtoheshin me mua thonin se vetëm Musa Xhaferi është i devijuar, kurse tjerët janë djem të mirë. Rasti i ministrit të arsimit Arbër Ademi me Dafina Zeqirin, tregon se të gjithë kanë të njëjtat epshe e deshira, por disave u dalin në shesh më herët, e disave më vonë. BDI do të mundohet që për këtë skandal të ja hedh krejt përgjegjësinë vetëm Arbër Ademit, por është e qart se të gjithë janë njësoj. Të gjithë ata deklarohen si nxënës të shkollës së Ali Ahmetit dhe Arbër Ademi tregoi më së miri se çka i mëson Ali Ahmeti nxënësit e tij. Pretendimet materiale dhe epshet seksuale që nuk kanë mundur ti realizojnë ndryshe, ata mundohen ti realizojnë të veshur me petkun e pushtetit, e për ti kenaqur këto epshe e kërkojnë votën tonë.