BDI: Gjatë këtij mandati rritëm pensionet për 9%

Konferencë për shtyp e Shaip Zendeli:

Të nderuar qytetarë, të nderuara media,
Përkujdesja jonë për pensionistët në vendin tonë është e vazhdueshme dhe e faktuar me numra.
Pensionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut harmonizohen çdo vit nga 1 janari dhe 1 korriku sipas përqindjes së rritjes të indeksit të shpenzimeve për jetë në gjashtëmujorin paraprak në raport të gjashtëmujorin i cili i paraprin, e shpallur në Entin Shtetëror për Statistikë, si dhe në raste kur rritja e shpenzimeve të jetës është me parashenjë negative, atëherë nuk kryhet harmonizimi i pensionit për atë vit.
Në bazë të dispozitave ligjore duke filluar nga viti 2017 dhe përfundimisht me janarin e vitit 2020 pensionet e rregullta janë harmonizuar për 9,0 %.

Në vitin 2017 pensionet e rregullta ligjore janë harmonizuar me 1 janar për 0,82% dhe me 1 korrik për 0,76%, gjegjësisht me rritje në bazë vjetore për 1,58% dhe vlerë për 218,00 denarë.
Pensioni më i ulët për vitin 2017 ka arritur vlerë prej 9.036 denarë.
Gjatë vitit 2018 pensionet e rregullta ligjore janë harmonizuar me 1 janar për 1,69% dhe me 1 korrik për 1,80%, gjegjësisht me rritje në bazë vjetore për 3,49 % dhe vlerë për 487,00 denarë.
Pensioni më i ulët për vitin 2018 ka arritur vlerë prej 9.354 denarë.

Në vitin 2019 pensionet e rregullta ligjore janë harmonizuar me 1 janar për 0,70% dhe 1 korrik 0,40%, gjegjësisht me rritje në bazë vjetore për 1,10% dhe vlerë për 158,00 denarë.
Pensioni më i ulët për vitin 2019 ka arritur vlerë prej 9.457 denarë.

Harmonizimi plotësues i pensioneve për vitin 2020 është paguar nga 01.01.2020 për të gjitha pensionet e realizuara deri më 31.12.2019.
Për të gjithë ata të cilët pensionin e kanë realizuar përfundimisht në muajin dhjetor të vitit 2019, vlera e pensionit arrinë harmonizim plotësues prej 5,0%, gjegjësisht rritje në vlerë prej 722,00 denarë.
Pensioni më i ulët për vitin 2020 ka arritur vlerë prej 10.179 denarë.
Harmonizimi i pensioneve për periudhën 2017 deri më janar 2020 është harmonizuar për 9,0% dhe pensionet janë rritur për 1.585. 00 denar.

Pra, në këtë mandat, pensionet e qytetarëve u rritën për 9,0 % ose 1.585 denar gjithsej.
Gjithashtu, në këtë mandat u miratua ligji për plotësim të ligjit për sigurim pensional dhe invalidor.
Ky ligj rregullon mënyrën e përcaktimit të stazhit të të siguruarit i cili ka qenë në marrëdhënie të rregullt pune dhe ka qenë i paraqitur në sigurimin e detyrueshëm social, ndërsa obliguesi për llogaritjen dhe pagesën e kontributit nuk ka paguar kontribut për sigurim pensional dhe invalidor.

Në raste të këtilla, ky ligj u mundëson të siguruarve që vetë të paguajnë kontributin për sigurim pensional dhe invalidor.
Pagesa e kontributit do t’i dedikohet periudhës për të cilën i siguruari dorëzon kërkesë për pagesën e kontributit, me kusht që ai paraprakisht të ketë qenë i paraqitur në sigurimin e detyrueshëm social.
Baza e llogaritjes dhe pagesës së kontributit arrin 20% të pagës mesatare për vitin paraprak nga viti në të cilin është dorëzuar kërkesa për pagesën e kontributit të sigurimit pensional dhe invalidor e shpallur nga Enti shtetëror statistikor.

Pagesën e kontributit për sigurim pensional dhe invalidor mund ta kryejnë edhe anëtarët e familjes për shkak të realizimit të të drejtës për pension familjar.
E drejta e pagesës së kontributit realizohet pas kërkesës së dorëzuar në Filialin dhe Ekspoziturën kompetente të Fondit nga i siguruari apo anëtari i familjes.

Pas dorëzimit të kërkesës Fondi sjell aktvendim për pagesën e kontributit, pasi që përcakton se janë plotësuar kushtet e parapara me ligj, edhe atë:
• I siguruari ka qenë i paraqitur në sigurimin e detyrueshëm social, i cili përcaktohet nga të dhënat në evidencën amë të Fondit me fletëparaqitje të vendosur më parë për fillim dhe ndërprerje të sigurimit të përcaktuar në evidencën amë të Fondit,
• Kontributi për sigurim pensional dhe invalidor për periudhën për të cilin i siguruari ka qenë i paraqitur në sigurimin e detyrueshëm social nuk është i paguar, përkatësisht nuk është i paguar tërësisht, e cila përcaktohet me procesverbal të Fondit dhe
• Obliguesi për pagesën e kontributit për sigurim pensional dhe invalidor është në falimentim, ndërsa i siguruari është i ç’lajmëruar nga sigurimi apo i siguruari është fshirë nga regjistrat të cilat udhëhiqen pranë Regjistrit qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pagesa e kontributit realizohet pas sjelljes së aktvendimit.
Ky ligj hyri në fuqi më 18 shkurt të vitit 2020, ndërsa do të fillon të zbatohet pas një muaji përkatësisht prej datës 18 mars të vitit 2020 sepse në afat prej 30 ditë Ministria e punës dhe politikës sociale duhet të definojë formën dhe përmbajtjen e kërkesës.
Ju falënderojmë për besimin e dhënë sepse me përkrahjen tuaj të vazhdueshme, BDI arriti të realizon programin e vet në tërësi , atë që e themi, atë e bëjmë.
Ndërsa në vazhdim, të gjithë bashkë do të angazhohemi bashkë edhe më tej për pensionistet dhe kategoritë sociale si dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës, për zhvillim dhe vende pune për të gjithë, për ti dhënë fund drejtësisë selektive nëpërmjet të vetingut, për rininë tonë si prioritet absolut i joni dhe për përafrimin e standardeve tona me ato të Bashkimit Evropian.
Kemi bërë shumë punë, por edhe shumë punë kemi për të bërë.
Ne i ftojmë të gjithë të kontribuojnë dhe të punojnë së bashku me ne për këto çështje të rëndësishme për qytetarët në Maqedoninë e Veriut.