“Rasti Ëmbla”: Mesazhi i Presidentit në CNN

Presidenti Stevo Pendarovski të Hënën e dërgoi në shkollë 11-vjecaren Ëmbla Ademi. Ëmbla është me Sindromin Daun, kurse Klan Maqedoni përmes storjes senzibilizoi opinionin, kur prindërit e nxënësve tjerë përmes peticionit kërkuan që ajo mos të mësojë me bashkëmoshatarët e saj.

Ky gjest I Presidentit Pendarovski hasi në komente positive në opinion, kurse për këtë ngjarje njoftoi edhe Rrjeti televiziv botëror CNN me titullin “11-vjecarja me Sindromin Daun ka qenë e maltretuar, Presidenti e dërgoi në Shkollë”

Në tekstin e CNN-it transmetohet deklarata e zëdhënësit të Presidentit, sipas së cilit, Pendarovski ka kapur për dore Ëmblën derisa shkonin në një shkollë në Gostivar.

Më tej CNN-I njofton për vizitën e Presidentit në shtëpinë e Ëmblës, takimin me familjen e saj, bisedën për sfidat me të cilët përballen dhe se vajzës I ka dërguar dhurata.

“Është obligimi ynë, si shtet, por edhe si individ, kurse elementi kyc në këtë mission të përbashkët është empatia. Kjo do t`I ndihmojë fëmijëve sikurse Ëmbla, por gjithashtu do të na ndihmojë të mësojmë nga ata që sinqerisht të gëzohemi dhe të jemi solidar” – ka transmetuar CNN-i komunikatën e Kabinetit të Presidentit duke e shoqëruar me pamje nga vizita e Pendarovskit në shkollën e Gostivarit.