Rashica rrezikon ndeshjen ndaj Fenerbahces, një karon i verdhë ia “prishë” ëndrrën

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica po kalon momente fantastike në Superligën e Turqisë me ekipin e Galatasarayt.

26-vjeçari është vetëm një fitore larg titullit kampion në Turqi, që do të ishte një nga titujt më të vlefshëm në karrierën e tij, shkruan Lajmi.net

Galatasaray udhëton më 30 qershor në “Eryaman” për të luajtur kundër Ankaragucu. Në rast se Milot Rashica ndëshkohet me karton të verdhë, e humb ndeshjen derbi kundër Fenerbahces, ku festohet edhe titulli kampion në rast se arrihet ky sukses.

Skuadra turke është pesë pikë larg Fenerbahces dhe me një fitore ndaj Ankaragucu feston titullin kampion.

Gjatë këtij sezoni në Superligë, Milot Rashica ka zhvilluar 25 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë gjashtë asiste./Lajmi.net/