Rashica e kualifikon Norwichin tutje, fitojnë edhe Liverpool e Tottenham

Norwich ishte duke barazuar me Charlton deri në minutën e 80-të, pastaj në skenë doli Rashica që shënoi nga afërsia për një asistimi të Pukkit – VIDEO.

Norwich City është kualifikuar në fazën tjetër të FA Cup falë golit të kosovarit Milot Rashica, derisa ‘biletën’ për raundin e radhës e kanë siguruar edhe Liverpool e Tottenham.

Norwich ishte duke barazuar me Charlton deri në minutën e 80-të, pastaj në skenë doli Rashica që shënoi nga afërsia për një asistimi të Pukkit – VIDEO.

Për kosovarin, ky ishte goli i parë në fanellën e Norwichit dhe duket që ka nisur ta gjejë formën pasi mungoi për disa muaj shkaku që ishte i lënduar.

Ndërkohë, Liverpool me një fitore prej 4 – 1 ka mposhtur Shrewsbury për t’u kualifikuar në fazën tjetër.

“Reds” ishin në disavantazh pas goli të Udoh, i cili edhe festoi si ylli portugez Cristiano Ronaldo “Siuu”.

Pas këtij goli, Liverpool barazoi rezultatin me anë të të riut Gordon që shënoi pas asistimit të Bradley (34′). 10 minuta më vonë, vendasit morën epërsinë falë Fabinhos që shënoi nga pika e bardhë (44′).

Për golin e tretë për skuadrën e Klopp u përkujdes Roberto Firmino (78′), derisa fitoren e vulosi Fabinho (90+2).

Ndërkohë, Tottenham me mund mposhti Morecambe për të kaluar në fazën tjetër (3 – 1). Mysafirët dolën në avantazh falë golit të O’Connor (33′).

Spurs arritën të barazojnë rezultatin me anë të një eurogoli të Winks nga një gjuajtje fantastike (74′). Lucas Moura pastaj vendosi skuadrën për herë të parë në epërsi 11 minuta më vonë (85′).

Ndërsa, fitoren e Tottenham e vulosi ylli i skuadrës, Harry Kane pas një asistimi të Lo Celsos (88′).