Rashica dhe Bekaj e shpëtuan me fytyrë Kosovën

Milot Rashica dhe portieri Visar Bekaj e shpëtuan me fytyrë Kombëtaren e Kosovës. Kosova ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Maltës, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin ‘Worthersee’, Klagenfurt të Austrisë.

Kosova zhgënjeu me lojë duke shpërdoruar disa raste.

Në minutën e 19-të, Kosova kaloi në epërsi dhe dukej se do të ishte gjithçka e lehtë, por kështu nuk ndodhi në minutat vijues.

Lirim Kastrati asistoi për bukuri deri të Milot Rashica, i cili nga afërsia pa vështirësi e tundi portën e portierit Bonello.

Në minutën e 27-të, Milot Rashica doli i vetëm me portier por në vend të portës gjuan jashtë pingules së majtë.

Edhe në minutën e 40-të Rashica nuk ka qenë i saktë. Ai nga pozita ideale, nga rreth 12 metra godet në këndin e poshtëm të majtë, por portieri Bonello reagon bukur dhe shpëton portën.

Në fund të pjesës së parë, Shaun Dimech i papenguar nga askush, nga rreth 2 metra realizon për 1:1.

Në pjesën e dytë një lojë mesatare dhe një fitore e vështirë e Kosovës ndaj Maltës. Në minutën e 54-të. Kastrati ngatërrohet me top dhe rasti shkon huq. Pas dy minutave, Kastrati del i vetëm dhe çuditërisht gjuan drejt në duart e portierit të Maltës, Bonellos.

Në minutën e 84-të, një gabim i mbrojtjes së Maltës, Rashica me dinakërinë e tij brenda 16-shit, godet bukur dhe e fërfëllon topin mes këmbëve të portierit Bonello.

Portieri Visar Bekaj shpëton Kosovën. Montebello doli i vetëm dhe kur pritej gol i sigurtë, Bekaj reagon si trim i vërtetë, duke shpëtuar Kosovën.

Kosova-Malta 2:1
Stadiumi ‘Worthersee’, Klagenfurt.
Gjyqtar: C. Jager (Austria).
Shënues: Rashica (19’ e 84’)) – Dimech (45+1’).
Kartona të verdhë: Kryeziu, Aliti – Attard.
Kosova: Bekaj, Aliti (Bajselmani 86’), Fazliji, Rrahmani, Vojvoda, Kryeziu (Voca 72’), Idrizi, Shala (Halimi 61’), Zeneli, Rashica (Daku) dhe Kastrati (Bytyçi 61’).
Malta: Bonello, Camenzuli (Kristensen 88’), Agius (Caruana 88’), Shaw, Corbolan (Borg 64’), Teuma, R. Muscat (N. Muscat 64’), Mbong, Montebello, Dimech (Degabriele 64’) dhe Satariano (Attard 46’).
84′ Rashica shfrytëzon një gabim të mbrojtjes dhe e futi topin mes këmbëve të portierit Bonello, 2.1.

80′ Kosova po zhgënjen me lojë.

75′ Po afrohet fundi i kësaj miqësore, Kosova nuk po e gjen ende epërsinë.

70’ Kosova nuk po gjen hapësirë ndaj një Malte modeste.

Kosova-Malta 1:1
Stadiumi ‘Worthersee’, Klagenfurt.
Gjyqtar: C. Jager (Austria).
Shënues: Rashica (19’) – Dimech (45+1’).
Kartona të verdhë: Kryeziu – Attard.
Kosova: Bekaj, Aliti, Fazliji, Rrahmani, Vojvoda, Kryeziu, Idrizi, Shala (Halimi 61’), Zeneli, Rashica dhe Kastrati (Bytyçi 61’).
Malta: Bonello, Camenzuli, Agius, Shaw, Corbolan (Borg 64’), Teuma, R. Muscat (N. Muscat 64’), Mbong, Montebello, Dimech (Degabriele 64’) dhe Satariano (Attard 46’).

68′ Malta po mbrohet me sukses.

65′ Kosova me ngulm kërkon epërsinë.

61′ Kosova në presion të rezultatit.

56’ Kastrati në rast të qind për qindtë por gjuan drejt në duart e portierit të Maltës, Bonellos.

55′ kastrati në mundësi të mirë, por ngatërrohet me top.

54′ Malta po luan më mirë se në pjesën e parë.

50′ Lojë e mirë e Kosovës, por rezultati baras (1:1) është zhgënjyes.

Kosova-Malta 1:1
Stadiumi ‘Worthersee’, Klagenfurt.
Gjyqtar: C. Jager (Austria).
Shënues: Rashica (19’) – Dimech (45+1’).
Kartona të verdhë: Kryeziu
Kosova: Bekaj, Aliti, Fazliji, Rrahmani, Vojvoda, Kryeziu, Idrizi, Shala, Zeneli, Rashica dhe Kastrati.
Malta: Bonello, Camenzuli, Agius, Shaw, Corbolan, Teuma, Muscat, Mbong, Montebello, Dimech dhe Satariano (Attard 46’).

46′ Fillon pjesa e dytë.

Çudi, çfarë po ngjan me Kosovën!

Kombëtarja e Kosovës dominoi në 45 minutat e parë, pati disa raste të qind për qindtat dhe nga to shënoi vetëm një herë.

Milot Rashica shënoi në minutën e 19-të por ka shpërdoruar dy raste ideale për gol në minutën e 27-të dhe në atë të 40-tën.

45+1′ Dimech barazon nga afërsia, 1:1.

Kosova-Malta 1:1
Stadiumi ‘Worthersee’, Klagenfurt.
Gjyqtar: C. Jager (Austria).
Shënues: Rashica (19’) – Dimech (45+1′).
Kartona të verdhë: Kryeziu
Kosova: Bekaj, Aliti, Fazliji, Rrahmani, Vojvoda, Kryeziu, Idrizi, Shala, Zeneli, Rashica dhe Kastrati.
Malta: Bonello, Camenzuli, Agius, Shaw, Corbolan, Teuma, Muscat, Mbong, Montebello, Dimech dhe Satariano.
42′ Malta në presion të madh.

40′ Milot Rashica në pozitë ideale i cili godet nga rreth 12 metra në këndin e poshtëm të majtë, por portieri Bonello reagon bukur, shpëton portën.

39′ Kosova me lojë po e shtyp Maltën.

Kosova-Malta 1:0
Stadiumi ‘Worthersee’, Klagenfurt.
Gjyqtar: C. Jager (Austria).
Shënues: Rashica (19’).
Kosova: Bekaj, Aliti, Fazliji, Rrahmani, Vojvoda, Kryeziu, Idrizi, Shala, Zeneli, Rashica dhe Kastrati.
Malta: Bonello, Camenzuli, Agius, Shaw, Corbolan, Teuma, Muscat, Mbong, Montebello, Dimech dhe Satariano.
37′ Malta po has në vështirësi të mëdha.

35′ Kosova ka disa raste të mira por pa sukses.

32′ Arbër Zeneli godet larg mbi portë.

27′ MIlot Rashica i vetëm me portier, në vend të portës gjuan jashtë portës së majtë.

25′ Kosova shumë më e mirë se rivali.

22′ Rashica nga 17 metra gjuan mbi portë.

19′ Veprim i shpejt, Lirim Kastrati me të parën asiston deri të Milot Rashica dhe ky i fundit nga afërsia trund portën e Maltës, 1:0.

Kosova-Malta 1:0
Shënues: Rashica (19’).
Kosova: Bekaj, Aliti, Fazliji, Rrahmani, Vojvoda, Kryeziu, Idrizi, Shala, Zeneli, Rashica dhe Kastrati.
Malta: Bonello, Camenzuli, Agius, Shaw, Corbolan, Teuma, Muscat, Mbong, Montebello, Dimech dhe Satariano.
6′ Kosova po lufton në Austri,por Malta po reziston.

14′ Lojë me ritëm por deri me tani asnjë rast ideal.

12′ Milot Rashica mundësi të mirë por njëri nga mbrojtësit ia hoqi topi nga këmba.

11′ Malta tentojë por pa sukses!

8′ Malta po mbrohet mirë ndaj sulmit të Kosovës.

5′ Lojë e mirë por në anën tjetër ka edhe reshje të shiut.

3′ Kosova po sulmon dhe synon sa më shpejtë epërsinë.

1′ Filon ndeshja.

Intonohen himnet.

Kombëtarja e Kosovës është e përgatitur mjaft mirë dhe me një sulm të frikshëm, kërkon fitoren e radhës pas asaj me rezultat 4:1 ndaj San Marinos.

Kosova ballafaqohet në miqësore me Maltën, në ndeshjen që luhet sot në orën 18.00 në stadiumin ‘Worthersee’ të Klagenfurt në Austri.

Kosova-Malta

Kosova: Bekaj, Aliti, Fazliji, Rrahmani, Vojvoda, Kryeziu, Idrizi, Shala, Zeneli, Rashica dhe Kastrati.

Malta: Bonello, Camenzuli, Agius, Shaw, Corbolan, Teuma, Muscat, Mbong, Montebello, Dimech dhe Satariano.