Raporti i ftohtë i Loredanës me motrën e saj, a është kjo shenjë e pajtimit mes tyre?

Në intervistat dhe praninë e saj në media çdoherë e kemi dëgjuar se reperja përmend vetëm vëllezërit dhe asnjëherë motrën, shkruan lajmi.net.

Rozafa është motra e Loredana Zefit e cila nuk është fytyrë publike me ndonjë profesion por u bë e njohur për shkak të lidhjes me këngëtarin Gent Fatali dhe në të njëjtën kohë se është motra e reperes.

Qysh se nga fillimi i karrierës së saj, Loredana është komentuar për një raport të ftohtë me motrën por që arsyen nuk e ka bërë publike asnjëherë.

Megjithatë siç duket raporti mes tyre është përmirësuar paksa edhe pse çdoherë me pikëpyetje, e gjithë kjo me veprimin e fundit që ka bërë Rozafa drejt motrës së saj të famshme. Ajo i ka pëlqyer imazhet e fundit që Loredana ka publikuar në Instagram edhe pse kjo e fundit nuk ka reaguar, madje reperja nuk e ndjek në Instagram.

Sipas kësaj shohim se Loredana është ajo e cila nuk dëshiron të ketë një raport me motrën pasi nuk  e ndjek në rrjete sociale për dallim nga Rozafa e cila edhe i komenton herë pas here në postime.