Raphinha: Refuzova Chelsean sepse ëndrra ime ishte të luaja për Barcelonën

Anësori brazilian i Barcelonës, Raphinha, ka folur për sagën e transferimit të tij te Barcelonës.
Ai ndër të tjera tha se iu desh ta refuzonte Chelsean për të ta realizuar ëndrrën e tij, kalimin te katalunasit.

“E refuzova Chelsean sepse doja të luaja për Barcelonën”, tha shkurtazi ai.

Lojtari u kërkua edhe nga Arsenali, por të njëjtët dolën nga gara herët.