Raphinha ka arritur marrëveshje me Barcelonën

Anësori i Leeds United, Raphinha ka arritur marrëveshje me Barcelonën.

Raphinha ka kontratë me Leeds United deri në qershor të vitit 2024, por do të largohet në fund të sezonit.

Ai do të largohet gjatë merkatos së verës, pasi kërkon të luajë në Ligën e Kampionëve.

Mediumi katalanas ‘Diario Sport’, njofton se Raphinha i ka thënë po Barcës.

Sipas tyre braziliani i ka kërkuar Leedsit të mos shikojnë ofertë tjetër përveç Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Tashmë ka mbetur të arrihet marrëveshja mes klubeve dhe më pas të bëhet zyrtarizimi.

Për anësorin të interesuar ishin Paris Saint Germain dhe Liverpool, por siç duket e kanë humbur garën me Barcelonën.