Rangnick: Dua që Van de Beek të qëndrojë

Mesfushori holandez është në mesin e më të përfolurve, për shkak të minutave të pakta që ka në dispozicion.

Flitet se Van de Beek do të shkojë në huazim larg Manchester United, por trajneri Rangnick nuk preferon një gjë të tillë.

“Unë dua që Donny van de Beek të qëndrojë. Kisha një bisedë me të dy javë më parë dhe i thash se e këshilloj të qëndrojë deri në fund të sezonit”, ka thënë Van de Beek, transmeton lajmi.net.

“Me Kupën e Botës që po afron, sigurisht se ai dëshiron të luajë”, shtoi gjermani.

Van de Beek transferohej te Manchester United pas një aventure të mirë tek Ajaxi. Ai vinte me bujë të madhe, por deri më tani aventura e tij ka qenë e tmerrshme.