Rangers arrin marrëveshje me Juventus për Ramsey – fjala e fundit i takon uellsianit

Trajneri Massimiliano Allegri zbuloi më herët këtë muaj se nuk e ka në plan ish yllin e Arsenalit, që ka vuajtur për minuta që prej kalimit në Torino.

31-vjeçari zhvilloi vetëm 112 minuta këtë edicion në të gjitha garat, duke qenë vetëm një herë titullar vitin e kaluar.

Sipas gazetarit Gianluca di Marzio, Juventus është duke provuar të shesë Ramsey, me Rangers që kanë arritur marrëveshje.

Dy klubet e Premierligës, Burnley dhe Crystal Palace kanë qenë të lidhur me mesfushorin, por raportohet se i ka refuzuar të dy ofertat.

Ndërkohë, tani uellsiani do vendos nëse do t’i bashkohet Rangers, ngase dëshiron të luajë për një ekip të madh.