Ramush Haradinaj organizon festë për ditëlindje, Gold Ag i ftuar special

Gjatë ditës së djeshme, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, festoi ditëlindjen e 54-të.

Me këtë rast, Haradinaj ka organizuar një festë, shkruan lajmi.net.

Prezentë në ditëlindjen e tij ishte edhe reperi shqiptar, Gold Ag, me të cilin edhe kanë miqësi.

Pjesëmarrjen në ditëlindje e ka bërë të ditur vetë reperi, përmes një postimi në ‘Instagram’.

Reperi shihet krah Ramushit dhe nënës së tij.

“Me nanën Rukë, për ditëlindje të Ramushit, u plaksh me t’mira komando ”, shkroi ai krahas imazhit./Lajmi.net/