Eriksen arrin marrëveshje me Man United

Christian Eriksen ka arritur marrëveshje me Manchester United.

Raportohet se Eriksen dhe ‘Djajtë e Kuq’ kanë arritur marrëveshje për transferimin e danezit në ‘Old Trafford’.

Gazetari Fabrizio Romano, njofton se të dy palët kanë arritur marrëveshje verbale, ndërsa kanë mbetur vetëm detajet e kontratës, transmeton lajmi.net.

Italiani gjithashtu tregon që danezi do të nënshkruajë një kontratë për tri sezone me United.

Kështu Eriksen do t`i bashkohet ekipit të Erik ten Hag si një lojtar i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Brentfordin.