Ramush Haradinaj ngjitet në Bjeshkën e Madhe të Deçanit (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po kalon kohë të mirë në Bjeshkën e Madhe të Deçanit.

Këtë e bëri ai të ditur përmes një postimi në Facebook, përcjell Klankosova.tv.

Ai ndau një video ku shihet duke e shijuar pamjen mahnitëse të natyrës së kësaj bjeshke, e cila është e mbuluar e tëra me borë.

Përndryshe, ish-kryeministri i vendit tonë, është i njohur për lidhjen që ka ai me natyrën, pasi e frekuenton shpesh.