Aaron Ramsey kërkon katër milionë euro që të largohet nga Juventusi.
Pavarësisht se mesfushorit uellsian ka edhe një vit nga kontrata e tij, ai prej disa kohësh nuk është pjesë e planeve të Maxi Allegrit.
Në pjesën e fundit të sezonit ai kaloi i huazuar te Glasgow Rangers.
Sipas ‘Sky Sports’, drejtuesit e klubit janë duke negociuar zgjidhjen e kontratës, transmeton lajmi.net.
Ramsey kërkon katër milionë euro që të shkëpus kontratën, ndërsa Juve ofron dy.
Mbetet të shihet nëse do të arrijnë të akordohen.