Ramos pas eliminimit: Nuk jemi në nivelin e Champions League

Qendërmbrojtësi i PSG-së, Sergio Ramos, ka pranuar se skuadra franceze nuk ka cilësinë e nevojshme për të konkurruar në Ligën e Kampionëve, pas eliminimit të mbrëmshëm nga Bayerni në 1/16 e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, Ramos ende nuk i ka humbur shpresat për një ngritje të trofeut me PSG-në, duke thënë se “ne do të kthehemi”.

“Të zhgënjyer thellësisht. Ne nuk ishim në nivelin e kërkuar nga UCL. Nuk dinim si t’i trajtonim detajet kryesore dhe na mungon objektivi kryesor. Është e dhimbshme, por kampionët janë rilindur nga disfata. Ne do të kthehemi!”, shkroi Ramos në Twitter.

Kontrata e mbrojtësit spanjoll skadon në fund të sezonit. Deri më tani, klubi ka dhënë pak indikacione se do të rinovojë marrëveshjen me 36-vjeçarin.

PSG tani ka humbur në 16 të fundit për herë të pestë në shtatë vitet e fundit.