Ramë Lahaj këndon shqip në Teatro Verdin e Padovës në Itali (VIDEO)

Tenori kosovar Ramë Lahaj ka ndarë një video nga koncerti i Vitit të Ri që është mbajtur në Teatro Verdi në Padova të Italisë, e ku është luajtur kënga shqipe “Bishtalecat pale pale”.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa kur muzika shqipe udhëton nga një shtet në tjetrin, e nga një orkestër në tjetrën”, ka shkruar Lahaj në Facebook.

“Ajo për ditë pasurohet bashkë me kulturën e vlerat tona. Në koncertin e Vitit të Ri në Teatro Verdi në Padova, muzika shqipe buçet mes kompozitorëve të mëdhenj… Gëzuar miq. Të mira paçi gjithmonë. Ju dua!”