Muaji i Shenjtë i Ramazanit do të fillojë nesër, ndërkaq ritualet e pritjes fillojnë që sot, me faljen e namazit të taravisë, shkruan TV21.
Syfyri i parë është më 2 prill në ora 04:34, ndërkaq iftari i parë do të çelet në ora 19:06.
Ky muaj i shenjtë i Ramaznit do të ketë 30 ditë, ndërkaq Bajrami do të jetë më 2 maj.
Sipas fesë islame, agjërimi nënkupton heqjen dorë nga ushqimi që nga lindja e diellit e deri në perëndim, ndërkaq krahas ritualeve të tjera, shtohet edhe namazi i teravisë.
Më poshtë është edhe vaktia e Ramazanit për Maqedoninë e Veriut e publikuar nga Bashkësia Fetare Islame./TV21