Autoritetet filipinase një ditë para Krishtlindjeve katolike urdhëruan evakuimin e popullatës në pjesën qendrore të vendit për shkak të stuhisë së fuqishme tropikale.
Shërbimi Meteorologjik i Filipineve bëri të ditur se pritet cikloni ta godasë ishullin Samar sot në periudhën prej orës 16 e deri në 18 sipas kohës lokale.
Më i rrezikuar është rajoni i qytetit Borongon, në pjesën lindore të ishullit Samar.