Rama uron shqiptarët për ditën e Çlirimit: Festë e madhe

epa10310078 Albania's Prime Minister Edi Rama poses for a photo before the Norway - Western Balkans Renewable Energy Conference in Belgrade, Serbia, 17 November 2022. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar shqiptarët për ditën e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë.

Këtë urim Rama e bëri përmes një postimi në rrjetin social në Facebook duke publikuar dhe një video të shkurt të përmendores së “Çlirimit”.

“Mirëmëngjes, dhe bashkë me urimin për festën e madhe të çlirimit, ju uroj të gjithëve një ditë të paqtë”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, Shqipëria u çlirua nga pushtuesit nazistë në vitin 1944, por ka diskutime nëse është çliruar në 28 apo 29 nëntor.