Rama për vetëmenaxhimin e komunitetit serb: Kurti e ka mbështetjen time të plotë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar sot një drekë pune me homologun kosovar Albin Kurti në Tiranë.

Pas takimit ai ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook, ku tregon se e mbështet Kurtin në lidhje me çështjen e vetëmenaxhimit të komunitetit serb, përcjell Klankosova.tv.

“E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë”, ka shkruar ai.