Rama para Macronit krahasoi Kurtin me Hamasin, ky mllef tejkalon urrejtjen personale!

Shkruan: Nexhmedin Spahiu

Në prani të Presidentit Macron, Edi Rama krahasoi Albin Kurtin me Hamasin!!!! Ky mllef tejkalon urrejtjen personale. Kjo është pothuajse shpallje lufte Kosovës nga kryeministri I Shqipërisë.

Akuza më e madhe që u është bërë liderëve politikë të Kosovës nga Beogradi nuk arrinë deri këtu. Ana Brnabić pat akuzuar publikisht Hashim Thaçin , Kadri Veselin e Ramush Haradinajn si njerëz të malit. Vučić ka akuzuar jopublikisht (në prani të liderëve të rajonit) se Albin Kurti e Vjosa Osmani janë amatorë politikë. Por kaq larg sa Edi Rama nuk kanë shkuar. Lufta brenda llojit si duket është më e ashpra. Zaten a nuk janë vëllezër rusët e ukrainasit, hebrenjtë e palestinezët po shihni çfarë I bëjnë njëri tjetrit.